"Pragu ose Vdekja shkruan me dy duar" - shkujtime


"Dukej i qetë, sikur sapo të kish bërë dashuri. Po vdesin ata që më numëronin mes të vdekurve, i pat thënë kur po ndaheshin, një ditë, ose një jetë më parë. Po rrëgjohen ata që u rropatën një jetë të tërë për të mos më llogaritur as mes të vdekurve. Ndonjëherë ia dolën mbanë të më trajtonin si të vdekur, apo si të mosqënë, gjer edhe njerëz të afërt, ish-të dashura, miq, jomiq e armiq. Nuk habitesh po të të them se ndihem si i zbrazur. Se, falë asaj beteje të nëndheshme, ata kishin me çfarë ta shtynin, kurse unë rrija më mirë i ngujuar në zemrën time. Ndofta kam frikë se mos më pushton paniku e marr arratinë nga zemra ime. Se zemra më mbajti për kaq vite si nëna foshnjën në bark. Ishim tre: Zoti, zemra dhe unë. Jo rrallë, - dhe ty mund të ta them pa u ndrojtur, - Zoti m’u bë zemër e më mbajti siç më mbante zemra në bark të vet". / "Pragu ose Vdekja shkruan me dy duar" - shkujtime, 2019