Përsiatje vetmitare: Shpejtësia e mbijetesës, më e madhe se e dritës...

(Mendim i shkëputur nga romani madhështor “Incógnito” i Ardian-Christian Kyçykut)

BAJRAM SEFAJ

A të (a ju) ka vajtur mendja ndonjëherë se ka diçka më të shpejtë se që është shpejtësia e dritës!
Sigurish se, nuk do të ju këtë bredhur mendja andejpari.
Kemi njohuri (e kemi pranuar si të vërtetë shkencore) se shpejtësia e dritës është shumëfish më madhe (më e shpejtë) së që është shpejtësia e zërit. Bile, këtë të vërtetë gjithkush ka mundur ta sprovojë e masë për llogari të vet, kur mëdyshja rreth kësaj teme, është e matshme dhe e llogaritshme, kur, pa problem, mund të sqarohet, aty për aty për aty!
Këtë ndryshim, dallim midis shpejtësisë së dritës dhe të zërit, më se miri, (unë për vete po flas) e kam vërejtur, atje në cep të rrugës ose në kënd luadhi a mëgje, kur, herët në sabah, i malloja në kullosë dhitë a dhentë e kulakut zë katundit, atij me emrin Vezir, si rrogëtar i të cilit ishim, unë, me krejt familjen time!

Se që ka diçka (në këtë botë) me të shpejt se që është shpejtësi e dritës as që meritonte të diskutohej, zë vritej mendja.
Në këtë përgjumje, plot mjegulla e paqartësi, do të vazhdoja të kotesha deri në fund të jetës, po mos të ishte faqja njëqind e dyzet e (krye)romanit “Incògnito”, që padyshim është kryevepër e vetë autorit Ardian, por pa hezitim them se është ndër veprat me të mira, në gjininë e vet, në mbarë letërsinë bashkëkohore shqipe. Mos besofshi, ja ku e keni romanin në fjalë. E merrni, e lexoni e, binduni edhe vetë.
Në parantezë. Sa herë që lexoj vepër të re letrare të gjeniut të letrave tona më reja, sikur se është Ardian-Christian Kyçyku, me përsëritet e njëjti problem: pas leximit të akëcilit libër të tij, mbes pezull, i shtanguar dhe keq i mbërthyer nga breshër impresioni, e mbrese e entuziazmi, sa për një kohë, nuk jam në gjendje të marr në dorë vepër tjetër letrare, të autorëve të tjerë, në radhë të parë atyre shqiptarë por dhe të huaj, pse jo. Jo, jo, e përsëris dhe e ripëreris, për kushedi të satën herë se, Ardiani ynë (jeton e shkruan në Bukureshtin, momentalisht, të trazuar të Rumanisë së trazuar) shkruan ndryshe nga të gjithë shkrimtarët tanë bashkëkohorë, por, ndoshta edhe të huaj. Romani i tij më i ri, ai me titullin, “Incógnito”. Po, kujt i flas unë? Vallë, mos jam zë i shtjerrë në shkretëtirë, nuk e besoj as nuk dua. me kryeneçësi, ta besoj. E përsëris: mos e (me) besofshi, e merrni këtë kryevepër, e lexojeni, binduni edhe vetë, pasta, më pastaj, hapen shtigjet dhe mund të bisedojmë sa të doni, deri në bindje!
Ky gjeni i letrave tona, aty, në atë faqe të romanit të vet, nuk merret me dokrra e thashetheme boshe. Nuk tërheq vijë krahasimi, midis shpejtësisë së zërit dhe shpejtësisë së dritës. Sigurisht duke e konsideruar këtë fenomen të njohur, deri në banalitet, për të gjitha qeniet njerëzore!
Aty ai thotë: “Udhëheqësi u ndal një grimë dhe numëroi me shpejtësinë e mbijetesës, ajo që ia kalon disi shpejtësisë se ditës, gjysmëhijet”.
E keni menduar ju, ndonjëherë, këtë?
Unë, asnjëherë!
Kurrë!
Por, kjo nuk e frenon tjerrjen e mendimit fillestar, se në këtë botë fallxhore paska diçka edhe më të shpejtë se që e shpejtë është shpejtësia e ditës. Atëherë, në mendjen time, përherë të përgjumur e përtace, lindi ideja që, edhe shkrepja e mendimit, po shkrepja e mendimit, është më e shpejtë se shkrepja e dritës.
Vëmë bast me (në) çka të doni.
Provojeni!
2017